Virusi corona këshilla dhe mësime: Këshilla #14:  ÇFARË HALLI KE?

0
932

Këshilla 14:  ÇFARË HALLI KE

Allahu ﷻ thotë në Kur’an: 

﴿ وَاللَّـهُ خَيْرٌ وَأَبْقَى ﴾

“Allahu është më i miri (në të shpërblyer) dhe më i përjetshmi (në të dënuar)!”  [Taha: 30]

Sot muslimanët janë të ngjashëm me të tjerët, të gatshëm dhe vigjilentë si individë, shoqëri, shtete, institucione përmes rrjeteve sociale dhe programeve televizive me masa preventive dhe fortifikime të fuqishme përballë këtij virusi (Corona), i cili i tronditi të gjithë, edhe pse kjo është çështje instinkti, natyrshmëri që ndodh sepse ruajtja e jetës është nga objektivat e sheriatit dhe domosdoshmëri madhore. 

Por, nga ana tjetër, çuditesh kur sheh ftohtësi dhe ngurtësi, indiferencë dhe mungesë vigjilence për fatkeqësinë e fesë në nivel individi, umeti, që kërcënojnë besimin, parimet, moralin, shenjtërinë, madje edhe ekzistencën tonë. 

Pejgamberi ﷺ thoshte në lutjen e tij: “Mos na sprovo në fenë tonë, mos e bëj dynjanë brengën tonë më të madhe dhe as kufirin tonë të dijes”. Fatkeqësia në fe është fundi i humbjes, i cili nuk është fitimprurës, privim që nuk lakmi në të. Të kuptuarit e drejtë të fesë është në atë se çdo sprovë përveç sprovës së fesë është e tejkalueshme. 

Realiteti i hidhur qëndron në atë se çdo fatkeqësi që lidhet me këtë botë ngjall zgjim dhe vigjilencë për të, ndërsa fatkeqësitë fetare sikur të jenë një ujë i ftohtë, që nuk ngjallin interesim. Junus bin Ubejdi në “El-Hiljet”, 3/19, ka thënë: “Çfarë është puna me mua, më humbet një pulë dhe mërzitem, më humb një namaz dhe nuk mërzitem?!” 

Hatim el Esem në “Elihja”, 1/149,  ka thënë: “Më ka ikur namazi një herë dhe nuk më ka ngushëlluar përveç Ebu Is’haku el Buhariu. E, sikur të më vdiste im bir, do të më shprehnin ngushëllime më shumë se dhjetë mijë veta sepse fatkeqësia e fesë është bërë sot më e lehtë se fatkeqësia e dynjasë”.

Betohemi në Allahun se është fatkeqësi e madhe që të përdhoset nderi i muslimanëve në çdo vend, sot nuk lëviz askush në këtë drejtim, që të ngjallë interesim apo vigjilencë në këto çështje. Kush i jep përparësi dynjasë para fesë, vetëm se është sprovuar me një fatkeqësi të madhe. Allahu ﷻ thotë: 

﴿ فَإِنَّهَا لَا تَعْمَى الْأَبْصَارُ وَلَـٰكِن تَعْمَى الْقُلُوبُ الَّتِي فِي الصُّدُورِ ﴾

“pse në të vërtetë sytë nuk verbërohen, por verbërohen zemrat në kraharorë.” (Haxh: 46)

Autor: Ejmen Shaban, solli për ju në gjuhën shqipe Rashit ZYLFIU

Fjalë kyçe - seria Virusi corona këshilla dhe mësime