Virusi corona këshilla dhe mësime: Këshilla #16: QIELLI ËSHTË AFËR

0
876

Këshilla 16: QIELLI ËSHTË AFËR

Allahu ﷻ thotë në Kur’an: 

﴿ فَإِنِّي قَرِيبٌ ﴾

…Unë jam afër…”  [Bekare: 186]

 

Lutjes së sinqertë i hapen dyert e qiellit, i largohen pengesat, i shkurtohen distancat dhe afrohet afër Mëshirëbërësit. 

 

﴿ وَإِذَا سَأَلَكَ عِبَادِي عَنِّي فَإِنِّي قَرِيبٌ ۖ أُجِيبُ دَعْوَةَ الدَّاعِ إِذَا دَعَانِ

“Kur besimtarët e Mi të pyesin për Mua, (thuaju): Unë jam afër, i përgjigjem lutjeve të lutësit.” [Bekare: 186]

Hasen el-Basriu ka thënë: “Çelësi i qiellit është lutja”.

Enes bin Maliku radijaAllahu anhu ka thënë: “Me të vërtetë Allahu e sprovon zemrën me lutje.” 

Uehb bin Munbihin ka thënë: “Bie sprova e del lutja.” 

Buhariu ka shkruar kapitullin “Lutja e cila largon epideminë dhe dhembjen”. Gjithashtu Nesaiu ka shkruar një kapitull: “Lutja e largon epideminë”.

Lutja është një adhurim madhështor, ashtu siç është saktësuar nga Pejgamberi  , e cila më së shumti ka dobi dhe ndikim kur del nga sinqeriteti, nga reflektimi i varfërisë njerëzore karshi madhërisë hyjnore, nga përulja, nga mendimi i mirë për Allahun dhe bindja për përgjigjen e lutjes. E gjithë kjo duhet të jetë me vazhdimësi dhe pa ngutje. Ibën Kajimi thotë: “Ilaçi më i mirë është këmbëngulësia në lutje”. 

Autor: Ejmen Shaban, solli për ju në gjuhën shqipe Rashit ZYLFIU

Fjalë kyçe - seria Virusi corona këshilla dhe mësime